Janë zbuluar emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që kishin si synim futjen dhe më pas tregtimin e drogës brenda burgut të Trikallas.
Ajo që bie në sy është fakti që Dulce kishte arritur të bënte bashkëpunëtor një të dënuar tjetër grek, i cili shfrytëzonte familjarë të tij për të sjellë drogën të fshehur në canta e më pas i’a jepte Dulçes.
Në grup 5 persona janë grekë, ndërsa bie në sy edhe përfshirja e një vajze shqiptare. Ata janë i burgosuri Ipokratis Kouluris, 44 vjec, Olga Koulouri, 64 vjec, Eli Koulouri, 41 vjec, Nikolaos Ntats, 50 vjec, Odhiseas Mpakosglou, 29 vjec dhe shqiptarja Doriana Aliu, 33 vjece./m.j