Një rast i pazakontë dhune vjen nga Peqini.
Një çift bashkëshortësh dhunuan fizikisht njëri-tjetrin, sipas policisë për motive të dobëta.
Për pasojë, autoritetet nisën hetimet ndaj tyre, në gjendje të lirë.
Nderkohe qe mesohet se askush nuk ka nderhyre nga te pranishmit per t’i ndare dhe ndaluar zenken mes çiftit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta”, tha policia në një njoftim për rastin./m.j