Dy persona H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e një karburanti në lagjen nr. 17/1 të Durrësit.
Ngjarja mendohet të ketë ardhur për motive të dobëta ndërsa personat e përfshirë janë shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./m.j