EMRAT/ Nuk paguan karriget që dogjën, Kuvendi u mban pagën 4 deputetëve të PD

Kuvendi i Shqipërisë ju ka mbajtur një pjesë të pagës, 4 deputetëve të PD; Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti dhe Bledjon Nallbati, pasi në seancën e datës 30 shtator 2024, u përfshin në akte dhune në Kuvend, duke dëmtuar karrige, pajisje dhe sisteme elektronike.

Pasi 4 demokratët refuzuan ta paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar, sipas dokumenteve të siguruara nga Report TV, shuma ka filluar t’ju mbahet në pagat e muajve nëntor dhe dhjetor.

Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764 mijë lekë (të rinj).

Nuk paguan vullnetarisht për karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën

Përgjegjës për dëmet janë deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti, të cilët do paguajnë si më poshtë:

Gazment Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë.

Flamur Nokës dhe Bledion Nallbatit nga 187 mijë lekë. Fatura për Elda Hotin ishte 180 mijë lekë.

Në dokument specifikohet edhe lloji i dëmit të shkaktuar, ku Bardhi për stemën e dëmtuar të Kuvendit, karriget dhe tapetin e djegur, si dhe tre të tjerët për karriget dhe tapetin. Dokumenti është i firmozur nga sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget e Kuvendit më 30 shtator, në shenjë proteste pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të kolegut të tyre, Ervin Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com