Liderët e Bashkimit Europian kanë arritur një vendim të përbashkët për tre postet kryesore të bllokut.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, marrëveshja mbështet treshen e kandidatëve të raportuar më parë : Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Evropian, António Costa për president të Këshillit Evropian dhe Kaja Kallas për Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Pavarësisht marrëveshjes së raportuar, vendimi nuk do të bëhet zyrtar derisa 27 liderët të mblidhen në një samit të radhës, më vonë gjatë kësaj jave.
Gjashtë liderët e Bashkimit Evropian që veprojnë si negociatorë të partive kryesore të qendrës kanë nënshkruar marrëveshjen paraprake për të ndarë postet kryesore të bllokut pas zgjedhjeve evropiane të qershorit./m.j