EMRAT/Kush janë dy vëllezërit që shkrepën armën ndaj dy viktimave në Velipojë

Dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku janë autorët e ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku ndërruan jetë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Dy vëllezërit janë konfliktuar fillimisht me viktimat për motive të dobëta dhe më pas kanë qëlluar për vdekje më armë zjarri ndaj tyre.

Policia po vijon punën për kapjen e tyre, ndërsa është grupit një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com