EMRAT/ Kush janë dy të dënuarit shqiptarë që u arratisën nga burgu grek

Mediat greke kanë dhënë detaje të reaj sa i përket arratisjes së dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias.

Sipas asa që raportojnë mediat një nga të arrestuarit ëhstë Lefter Tocci 41-vjecc nga Elbasani, ndërsa personi i dytë është Romeo Qosja 41-vjeç nga Cerriku.

Tocci është dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Ndërsa Qosja është dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje.

Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com