EMRAT / Kush është çifti që grabiti taksistin në Durrës, nën kërcënimin e thikave

Dy të rinjtë që shihni në foto, janë autorët e grabitjes së një taksisti në zonën plazhit në Durrës, tashmë të zbardhur nga policia.

Bëhet fjalë për taksinë që shihni në këto pamje, e cila rreth orës 1 pas mesnatës së të shtunës ra pre e vjedhjes nga çifti i të rinjve.

Këta të fundit hipën normalisht në taksi në lagjen 13, tek rrethrrotullimi “ILIRIA” në zonën e plazhit e më pas 26-vjeçari Agron Braha kërcënoi taksistin me thikë ndërsa Viola Bodlli, 29 vjeç i mori atij xhiron ditore.

Pasi kryen me shpejtësi vjedhjen, dy të rinjtë u larguan në këmbë. Denoncimi i menjëhershëm pranë policisë nga pronari i taksisë, vuri në lëvizje uniformat blu që arrestuan pak orë më vonë të rinjtë. Për të dy ata policia po kryen verifikime pas nuk përjashtohet mundësia që ta kenë kryer ngjarjen nën efektin e narkotikëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com