Arben Sejfullai është arrestuar për akuzën e zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Ai dyshohet se ka futur makineta (makina të lojërave të fatit) në një lokal ku punonte, për të organizuar dhe zhvilluar lojëra që janë të paligjshme sipas ligjeve të vendit. Ky aktivitet është një shkelje e ligjit që ndalon lojërat e fatit pa licencë.
Nga ana tjetër, Qenan Tafa është përfshirë në këtë hetim, edhe pse ai nuk është arrestuar tani, por është referuar për materiale shtesë. Shtetasi Tafa ka një histori të kaluar kriminale, pasi është arrestuar më parë nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike.” Ky fakt mund të ketë ndikim në hetimet dhe procedurat ligjore që do të merren në lidhje me aktivitetin e paligjshëm në këtë rast.
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër
Lojëra fati me makineta,vihet në pranga punonjësi i lokalit dhe referohen materiale shtesë për pronarin e lokalit (i cili është arrestuar më parë gjatë një operacioni policor).
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 makineta, sëbashku me një shumë parash.
Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.