Personat që shihni në foto janë Envis Gorellari dhe Fatjon Çiçi, të arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesën e njërit prej tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1.5 kg kokainë.
Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bulevardi i Kasharit nga agjentët e antidrogës të cilët kishin siguruar informacione se dy të rinjtë lëviznin me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Pas ndalimit të tyre uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Envis Gorellarit ku u gjet dhe kokaina. Krahas arrestimit të tyre policia shpalli në kërkim dhe 1 person tjetër i cili ka dyshime të jetë bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Burime pranë policisë së Tiranës bënë me dije se Envis Gorellari dhe Fatjon Çiçi, përkatësisht 37 dhe 33 vjeç njihen si persona që furnizonin me kokainë shumë shpërndarës në zonën e Astirit dhe atë të Kombinatit në kryeqytet./tv klan