EMRAT/ I kërkuan drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro, shkon në tre numri i të arrestuarve

Policia e Tiranës ka arrestuar bashkëpunëtorin në tentativën për t’i marrë drejtoreshës së Vilma Nushit, biznesmenes që ka koncensionin e Check-up, një shumë prej 50 mijë përmes mashtrimit.

Lidhur me ngjarjen një javë më parë u arrestuan Kristjan Lukaj, Alban gjoni dhe Rudo Balla.

Është arrestuar sot edhe Kristaj Lukaj, 29-vjeç nga Shkodra, ndërsa është në kërkim i dyshuari kryesor, Florian Gjergji.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. Gj. dhe R. B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com