Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armëve gjatë mëngjesit të sotëm në Korçë. Raportohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe goditjeve me mjete të forta.
Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre.
Mësohet se sherri ka nisur brenda një lokali më pas ka vijuar edhe jashtë, duke çuar në plagosjen me armë zjarri në këmbë të 33 vjeçarit Igli Hoti, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.
Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë pas ngjarjes në komisariatin e policisë së Korçës, janë shoqëruar disa persona