Emrat/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, pronari i hotelit në Dhërmi dhe dy punonjës përfundojnë në spital

Tre persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi. Sipas policisë, pronari dhe dy punonjës të një hoteli po punonin për ndriçimin e jashtëm, në momentin kur kanë renë në kontakt me energjinë.

Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe po mbahen nën monitorim nga bluzat e bardha. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.

Të tre janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com