Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të marte në fshatin Gjaze në Lushnjë, ku babai ka qëlluar me thikë djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ku 39-vjeçari Nari Plaka, 39 vjeç, dyshohet se është dëmtuar me thikë, nga babai i tij, Bashkim Plaka, 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre. Si fillim djali ka tentuar të fshehë ngjarjen kur ka mbërritur në spital, ku dhe i është nështruar operacionit.
Për ndihmë mjekësore në spital më pas paraqitur edhe Bashkim Plaka pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar familjarët e tyre për të zbardhur ngjarjen.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j