Emrat/ Aksident të “Rrethrrotullimi i Çermës”, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”.

Drejtuesi i motomjetit, 42 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të  motomjetit, kanë mbetur të plagosur  drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com