Çiljeta, tashmë konkurrente në formatin ‘Ferma VIP’, në ‘Prime-n’ e sotëm është surprizuar nga dy djemtë e saj, Fernando dhe Beko.
Me lotë gëzimi dhe emocione të forta, Çiljeta ka hequr takat dhe ka vrapuar drejt dy vogëlushëve të saj.
Teksa i pyeti dhe për bashkëshortin, Albanin, Çiljeta dëgjoi sikur djemtë i thanë se ai ishte martuar. Dhe ajo u kthye e shokuar ‘Është martuar?!’, duke shkaktuar kështu të qeshura pafund.
Më pas ajo i ka këshilluar djemtë e saj, të dëgjojnë babin, të mos lejnë futbollin, dhe të mos zihen me njëri-tjetrin e në fund i ka përqafuar dhe është përshëndetur me ta.