“Emocionet janë rritur sot”- Zelensky për kritikat e Trump: Ukraina do veprojë në përputhje me Kushtetutën e saj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për herë të parë pas kritikave të Donald Trump më herët, lidhur me bisedimet e paqes mes Rusisë e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i Ukrainës ka thënë se “emocionet janë rritur sot”, por shtoi se të gjitha palët “shprehën pikëpamjet e tyre dhe pranuan me respekt qëndrimet e njëra-tjetrës” në bisedimet e sotme në Londër, shkruan A2 CNN.

“Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe evropianë të tjerë paraqitën kontributet e tyre. Dhe ne shpresojmë se është pikërisht kjo punë e përbashkët që do të çojë në paqe të qëndrueshme,” shkroi ai në rrjetin social ‘X’.


“Ukraina do të veprojë gjithmonë në përputhje me kushtetutën e saj,” shtoi ai, përpara se të thoshte “ne jemi absolutisht të sigurt se partnerët tanë, në veçanti SHBA do të veprojnë në përputhje me vendimet e tyre të forta”.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *