Jul Deda është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania në edicionin e tretë të tij.
Pjesëmarrja e tij në këtë format është një rikthim në ekranin e Top Channel që nga koha kur ishte pjesë e kastit të aktorëve në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Ndjekësit kanë rikthyer një deklaratë të tij disa vite më parë rreth formatit “Big Brother”.
Ai e cilësonte atë një program amoral, pa sens dhe të dëmshëm për shoqërinë.