Emigrimi i studentëve: 100% e të ikurve nga Shqipëria shumë të kënaqur me zgjedhjen e tyre

Emigracioni përgjatë 33 viteve, që nga rënia e komunizmit, mbetet një plagë sociale që jo vetëm nuk po mbyllet por në vend të kësaj përhapet dhe bëhet më e madhe vit pas viti.

Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë.

Studimi vë në dukje se studentët janë trashëgimtarë të profesionistëve dhe po shërbejnë si një indikator për emigrimin kronik te të rinjve për studime, në një kohë që cilësia e universiteteve publike shqiptare që thirhin mbi 70 për qind të fondeve jo vetëm nuk po përmirësohet, por përkundrazi, askush nuk mban përgjegjësi për gjendjen.

Të dhënat që i takojnë vitit 2017 tregojnë se stoku i studentëve jashtë vendit është 17,488 prej të cilëve 59,4% studionin në Itali, 6.9% në Greqi dhe 5.7% në Turqi, dhe pjesa e tjetër në vendet e tjera të BE-së. Fluksi është shtuar edhe më shumë gjatë viteve të fundit.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se studentët jashtë vendit janë kryesisht pasardhës të profesionistëve (mjekë, avokatë, arkitektë, profesorë universiteti, ekspertë IT, gazetarë etj.) dhe të personave të biznesit (pronarë, drejtorë, menaxherët, partnerët etj.). Baballarët e studentëve jashtë vendit, gati 53.5% në këto dy sektorë orë (biznes dhe profesione).

Autorët evidentojnë se, familjet më të pasura dhe më të fuqishme politikisht i dërgojnë fëmijët e tyre në universitete të rangut të lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një masë më të vogël në Zvicër, Holandë dhe Francë. Kjo kërkon investime të mëdha jo vetëm në tarifat e shkollimit dhe akomodimin. Të dhënat e anketës tregojnë se 62 për qind e prindërve të studentëve që studiojnë në Britaninë e Madhe janë persona në biznes, profesionistë apo zyrtarë të lartë shtetërorë.

Të intervistuarit kanë pohuar se studimi me bursë jashtë vendit është selektiv dhe kryesisht fitohet nga familjarëve me poste drejtuese në Administratë. Megjithatë ata që largohen për të studiuar jashtë kanë më shumë gjasa të kenë prindër të diplomuar.

Studimi tregon se synimet e të rinjve për t’u larguar dhe arsimuar jashtë vendit duket të jenë më të larta se kurrë më parë.

Për të frenuar këtë hemorragji të trurit, politikat e brendshme duhet të sigurojnë perspektiva më të mira për të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në Shqipëri, sugjerojnë autorët.

Kjo sipas tyre do të kërkonte disa gjëra: përmirësimin e standardit të universiteteve shqiptare dhe lidhjen e tyre në mënyrë më efektive në rrjetet akademike ndërkombëtare, duke përfshirë shkëmbimet afatshkurtra të studentëve në mënyrë që studentët nuk ‘humben’ por sigurohen që të kthehen. Gjithashtu duhen krijuar perspektiva më të mira pune për të diplomuarit, me të ardhura më të larta dhe struktura më të qarta të karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com