“Emigrantët”/ Kushtetuesja refuzoi kërkesën e opozitës për seancë publike, Bardhi: Mungesë transparence

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demoktratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të PD, që seanca për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë të ishte publike.

Përmes reagimit të tij në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të protokollit, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë sipas tij, publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjen dhe të dëgjojnë qëndrimin e palëve.

Reagimi:

Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlementar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimitë bëhet me dyer të mbyllura/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com