Udhëheqësit e Britanisë, Italisë dhe Shqipërisë do të takohen në Romë këtë fundjavë për të diskutuar emigracionin e paligjshëm.
AFP shkruan se lajmi u bë i ditur nga Downing Street, ku theksohet se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohen të shtunën me kryeministren italiane Giorgia Meloni në rezidencën e saj zyrtare.
Zyra e Sunak tha se takimi do të përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.
Në panelin e diskutimeve do të jetë i ftuar edhe miliarderi i platformës X dhe Teslas, Elon Musk.