Emigracioni dhe lufta në Ukrainë, Meloni pret në Romë Viktor Orban

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni priti sot ne një vizite zyrtare homologun hungarez Viktor Orbán me të cilin raportohet se diskutuan mbi konfliktin brutal në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen për paqen e rindërtimin në Ukrainë.
Mediat vendase thanë se Meloni përgëzoi Orbán për presidencën rotacionale të Këshillit të Evropës, hapjen e negocjatave me Shqipërinë dhe progresin e bërë me Bullgarinë e Rumaninë për zgjerimin e zonës Shengen.

Dy liderët thanë se shpresonin zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë dhe diskutuan për luftën e Izraelit në Lindjen e Mesme.

Konferenca ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës do të mbahet në Romë në korrik 2025.

Gjatë takimit të tyre 1.5 orësh dy liderët raportohet se diskutuan për nevojën e adresimit të emigracionit ilegal dhe bashkëpunimit me vendet e origjinës, për të punuar në rrënjën e krizës së trafikut njerëzor, sipas mediave italiane.

Ata ranë dakord për një kuadër ligjor mbi lehtësimin e kthimeve nga BE drejt vendeve të sigurta të origjinës.

Meloni është aktualisht mes një bllokimi që gjykatësit italianë kanë vendosur ndaj transferimit të emigrantëve në vende të treta si Shqipëria, për refugjatët ilegalë që vijnë nga vende që nuk konsiderohen të sigurta./AFP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com