Në një lidhje telefonike në Fan Club ka qenë aktori Elvis Pupa, i cili jo pak herë ka komentuar lojën e banorëve këtë vit. Ai është pyetur rreth eksperiencës së tij në punë me Eglën duke thënë se shpërthimet në punë janë normale nga kushdo
Elvis Pupa: Ne kemi qejf t’i shqiptarizojmë gjërat. Personazhet publike që kanë një karrierë artistike të caktuar në skenë, në momentin që dalin para publikut influencojnë. Se si zgjedh ti të influencohesh është e drejta e tyre. Në punë ka qenë shumë korrekte. Është jeta e vet private, kështu që e respektoj.
Ina Kollçaku: A ka pasur shpërthime edhe në punë Egla?
Elvis: Unë nuk jam psikolog. Shpërthimet gjatë punës janë normale. Gjithësecili ka nerva, ka shpërthime, ka stres. Në momente të caktuara të gjithëve na ndodh.
Ina: Ne kemi norma të tjera në varrim norma të tjera në dasmë. Po flasim për një ambient të izoluar.
Elvis: Aty është bërë si burg.
Arjon: Të gjithë këto izolime në Big Brother duhet të ndikojnë që ti duhet të japësh më të mirën jo më të keqen.