Elsa Toska dha dorëheqjen, deputetja ngre dyshime: Gjykata Kushtetuese është sot e…

Deputetja demokrate Ina Zhupa thotë se Gjykata Kushtetuese është sot e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar. Sipas saj, gjykata ka vetëm dy rrugë: ose të marr vendime pro mazhorancës dhe t’i njihen ose vendimet e marra jashtë vullnetit të saj nuk do zbatohen nga parlamenti.

Ina Zhupa thekson se në këtë moment udhëkryqi, ka ardhur edhe lajmi i dorëheqjes së anëtares së kësaj gjykate, Elsa Toska. Deputetja demokrate thotë se në çdo vend tjetër ikja e saj e parpritur do ishte temë diskutimi mbi arsyet dhe motivet.”

“Elsa Toskën se kam njohu dhe se kam takuar kurrë në jetë. Por kam qenë në sallën e Gjykatës Kushtetuese për të parë integritetin e saj në qëndrime dhe profesionalizmin e saj në vendimmarrje.

Ndoshta këto kanë qenë arsyet që e kanë detyruar të jap dorëheqjen… ndoshta më shumë gjyqtarë vegla duhen sesa balanca e brishtë 5-4 e shumë vendimmarrjeve të fundit. Kjo mund të jetë nevoja e re e pushtetit”, shkruan Ina Zhupa.

Ajo thekson se çdo qytetar i Republikës është i rrezikuar kur cënohet integriteti i vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, që në thelb garanton mos cënueshmërinë e të drejtave tona themelore kushtetuese, ndarjen dhe balancën e pushteteve dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com