Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar Giorgia Melonin , ndërsa i dorëzoi asaj çmimin “Global Citizen Award 2024” të Këshillit të Atlantikut në New York.
“Është nder të jesh këtu për t’i dorëzuar këtë çmim një njeriu që është edhe më e bukur nga brenda se jashtë. Ka bërë një punë të mrekullueshme si kryeministre. Është një njeri i drejtë, i vërtetë, autentik, cilësi të rralla për një politikan” -është shprehur Elon Musk.
Çmimi iu dha kryeministres italiane për “rolin e saj si gruaja e parë në krye të qeverisë në Itali dhe mbështetjen e fortë për Bashkimin Europian dhe aleancën transatlantike, ashtu sikurse për presidencën e saj në G7 në 2024-n”.
Në fjalën e saj kryeministrja italiane citoi këngen “Man in the mirror” të këngëtarit Michael Jackson për të thënë se duhet të nisim nga vetja për të kuptuar kush jemi në të vërtetë dhe ta respektojmë atë.
Gioergia Meloni po ashtu citoi Ronald Reaganin, kur tha se liria është arma që kundërshtarët nuk e kanë dhe kësaj arme ata i tremben më shumë.