Sot është mbajtur seanca e radhës në Gjykatën Civile ndaj procesit të divorcit mes Elia Zaharia dhe Princ Leka II. Mësohet se në seancë është paraqitur vetëm Elia ndërsa Leka II është përfaqësuar nga avokati, pasi mungoi. Në këto kushte në përfundim të seancës është vendosur që të shtyhen për më 11 prill. Gjykata ka kërkuar të dëgjojë të dyja palët.
Siç e parashikon rregullorja, në seancën e parë palët do të pyeten nëse dëshirojnë t’i japin dhe një shans kurorës së tyre, dhe në rast refuzimi, çështja e tyre kalon në seanca gjyqësorë, e cila përfundon më pas me zgjidhje martese.
Princ Leka dhe Elia Zaharia pak ditë më parë morën vëmendjen e mediave pasi u përfshin në sherr, duke akuzuar njëri-tjetrin për dhunë.
Një video e publikuar në media tregonte momentet e përplasjes, ku Princ Leka e akuzoi Elia Zaharinë për dhunë bashkë me babain e saj.