Kanosi punonjësit e Policisë, të cilët e kapën në flagrancë në mesnatë, në tentativë për të vjedhur kabllot e energjisë elektrike të një pallati, arrestohet 29-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për vjedhje.
Sapo janë njoftuar në mesnatë, se po vidheshin kabllot e energjisë elektrike të një pallati në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e autorit.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 29 vjeç, banues në Elbasan.
29-vjeçari, sa ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, i ka kanosur ato, me sende të forta (gurë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.