Një 45-vjeçar banues në fshatin Petresh në Elbasan është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është rrëzuar duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.