Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku një 36-vjeçar është hedhur nga lartësia e një pallati.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim”, ku i riu ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike. 36-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po heton rrethanat e plota që e shtynë të riun drejt aktit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./m.j