Meksikë – Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero u vra nga një person i armatosur të mërkurën, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, njoftoi Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, i cili është rrënuar nga dhuna e bandave të krimit të organizuar.
Kandidati për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera , ishte mes mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi në pjesën e pasme të kokës, siç shihet në video.
Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.
Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, i tha së fundmi AFP Victor Serrato, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore në shtetin e Michoacán.
Modus operandi është pak a shumë i njëjtë: “kriminelët zgjedhin një kandidat” dhe u bëjnë të ditur të tjerëve se “nuk kanë të drejtë” të marrin pjesë, duke i kërcënuar se do t’i ekzekutojnë nëse nuk i binden urdhrave të tyre.
Qeveria e presidentit në largim Andrés Manuel López Obrador ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27,000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën.
/a.r
Así ejecutaron a José Alfredo Cabrera, candidato del PRI-PAN-PRD a la presidencia municipal de Coyuca de Benítez, Guerrero. pic.twitter.com/fqHZRO380Y
— (@lj_abarca) May 30, 2024