Është ekzekutuar në Athinë Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregëtinë e mishit dhe bojërave.
Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km ne veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.
Policia thotë se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri. Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër,brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti edhte i autoreve te vrasjes se Jalias.
Kristos Jalias ishte nje biznesmen teper i njohur ne greqi. Ai ishte nje nder tregetaret me te medhenj te mishit ne greqi. Ai kishte edhe nje fabrike boje si dhe ka qene president i ekipit te futbollit te Trikallas.
Ai ishte martuar me nje grua shqiptare nga elbasani dhe kishte me te nje femije. Bashkkeshortja e pare e tij ishte ekzekutuar ne menyre misterioze ne vitin 2018 dhe autoret nuk jane gjendur kurre.
Emri i Jalas eshte perfshire edhe ne shqiperi ne disa aktivitete tregetare,import export mallrash tregetie nga vendet e amerikes latine drejte shqiperise me stacion ndermjetes athinen,tregeti mishi,boje dhe blerje pronash.
Ai kishte te punesuar me shume se 4000 punonjes ne dhjetera kompanite dhe bizneset e tij.
Policia thote se dy jane pistat e hetimit. Ajo e larjes se hesapeve mes bandave te kundrabandes se cigareve qe operojne ne zonen e elefsines,ose pista e prishjes se bizneseve me partneret e tij shqiptare ne bizneset qe ai kryente me vendin tone./m.j