Karolina e Jugut ka ekzekutuar të dënuarin e parë me vdekje në 13 vitet e fundit. Freddie Owens-it iu injektua një substancë vdekjeprurëse.
46-vjeçari u shpall fajtor nga juria për vrasjen e Irene Graves, një punonjëse dyqani në një grabitje me armë në vitin 1997.
Owens u ekzekutua pavarësisht se i bashkëpandehuri tjetër i çështjes nënshkroi një deklaratë këtë javë duke pretenduar se viktima nuk ishte i pranishëm në kohën e grabitjes dhe vrasjes.
Gjykata e Lartë e Karolinës së Jugut refuzoi që të ndalonte ekzekutimin e tij, duke thënë se pretendimet e shfaqura së fundmi nuk ishin në përputhje me dëshminë e bërë në gjyqin ndaj tij.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Owens u shpall i vdekur në orën 18:55 pas iu injektua pentobarbital. “Ai nuk bëri asnjë deklaratë të fundit”, tha BBC.
Owens u dënua me vdekje në vitin 1999, dy vite pasi vrau Graves. Ditën që u shpall fajtor ai vrau një të dënuar me të cilin ndante qelinë.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Owens ishte 19-vjeçar kur vrau Graves, në përpjekje për t’i vjedhur dyqanin, ndërsa bashkëpunëtori i tij, 18-vjeçar.
Ai e qëlloi nënën e tre fëmijëve pasi dështoi të hapë një kasafortë. Avokatët e Owens u përpoqën ta ndalojnë dy herë ekzekutimin e tij, por gjykata i mohoi të dy kërkesat.
Mamaja e Owens e konsideron ekzekutimin e djalit të saj si një padrejtësi të madhe.
Të dënuarit në Karolinën e Jugut lejohet të zgjedhin nëse duan të vdesin me injektim vdekjeprurës, karrige elektrike apo skuadër pushkatimi.
/a.r