Ekstradohet nga Italia një prej anëtarëve të grupit të Arben Ndokës

Një tjetër anëtar i grupit kriminal të Arben Ndokës është ekstraduar nga Italia për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Bëhet fjalë për  Ilia Ndokën, 50 vjec, për të cilin Gjykata e Posaçme e Shkallës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi Parash” , “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale si organizata kriminale”.

Ilia Ndoka, kushëri i Arben Ndokës, u arrestua në vendin fqinj në maj të 2024-ës pasi nga Prokuroria e Posaçme SPAK u shpall në kërkim ndërkombëtar gjatë operacionit ‘Revanshi’ ku u lëshuan mbi 50 masa sigurie dhe u zbuluan përplasjet e fisit Ndoka me dy vëllezërit Valter e Durim Bami në Nikël.

Sipas SPAK 50 vjeçari Ilia Ndoka kishte rol për të ndihmuar me para dhe me informacion të afërmin Arben Ndokën, i cili ishte venë në kërkim të vrasësve të vëllait të tij Aleksandër Ndoka.

Arben Ndoka për vrasjen e të vëllait dyshonte  Durim dhe Valter Bamin ndaj të cileve nisi hakmarrjen.

Për këtë ai bëri pakt edhe me grupe te tjera, Avdylajt në Shijak, Ervis Martinaj, Emiljano Shullazini, e shumë persona të tjerë.

Ndërkohë sot nga Gjermania u ekstradua edhe 18 vjecari Flavio Mërkuri, i dënuar me 2.5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com