Makina e parkuar një shqiptari ka shpërthyer gjatë natës së shkuar në Berlin.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një dyqani në Wilhelmstadt. Ishin banorët ata që raportuan shpërthimin e fortë.
Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa nuk ka të lënduar. Një zëdhënëse e policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar në të gjitha drejtimet.
Makina është e regjistruar me targa gjermane në pronësi të një shtetasi shqiptar, shkruajnë mediat vendase.
Hetuesit thanë se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes që ndodhej nën sediljen e drejtuesit të makinës. Punonjësi i një lokali afër vendit të krimit nuk ka parë askënd pranë fuoristradës në momentin e shpërthimit. “Akti dukej qartë si një paralajmërim”, tha personi, i cili dëshironte të mbetej anonim.