Eksploziv makinës në Burrel, policia ndërhyn për të bërë shpërthimin e komanduar, kush ishte shënjestra

Një lëndë eksploziv është gjetur poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Pjetër Budi”. Forcat xheniere kanë rrethuar zonën duke krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Pritet që të bëhet edhe shpërthimi i kontrolluar.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se pakoja e dyshuar me eksploziv është konstatuar nga pronari i automjetit, Edmond Pasha i cili më pas ka njoftuar edhe policinë.

Ky shtetas nga informacionet paraprake, mësohet se nuk ka precedentë penale dhe se në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka konflikte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com