Ekspertiza mjeko-ligjore, reagon motra e Egli Progës: Përse e çoni vrasjen te “grushti”?! “Akti do ribëhet mjekë të IML!”

Jonida Proga, motra e 42 vjeçarit i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 10 Gushtit 2024, ka reaguar sërish në rrjetin e saj social Facebook sa i takon ngjarjes së rëndë. Ajo shprehet se po përdhoset për herët të tretë kujtimi i vëllait të saj Eglit, me publikimin e raportit mjeko-ligjor mëngjesin e sotëm.

Ekspertimin e përfunduar nga IML ku shkruhet se viktima kishte marrë dëmtime nga një mjet i mprehtë dhe grushtet, Jonida e cilëson si mbulim të së vërtetës. Sipas saj, fytyra e të ndjerit ishte e ‘masakruar’ dhe ai ishte gjakosur në të gjithë trupin, duke shtuar se “grushtat” nuk shkaktojnë vdekjen.

“Akti do ribëhet mjekë të IML”, thekson Proga në reagimin e saj.

Përpos kësaj, ajo risjell në vëmendje videon e cila sipas saj është filmuar pas ngjarjes, ku kryhen lëvizje të dyshimta në sytë e policisë. Proga thotë se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, me mbledhjen e provave dhe dëshmive.

Postimi i plotë:

Sot për të tretën herë Policia e Shtetit ka përdhosur kujtimin e vëllait tim të dashur Eglit. Me një paturpësi të papërshkrueshme shpërndanë për publikim herët në mëngjes pjesë të shkëputura nga raporti mjeko ligjor i vdekjes së Eglit duke tentuar të fshihen pas gënjeshtrave e të deformojnë të vërtetën. Policia që dështoi në mënyrë të turpshme në hetimin e vrasjes së Eglit kur vrasja sapondodhi, dështoi në mbledhjen e provave, që dështoi edhe me kapjen në FLAGRANCË TË AUTORËVE vazhdon të dezinformojë. Mbrëmë në emisionin “Opinion” një përfaqësues policie tentoi të justifikojë live të vërtetën e shkatërrimit të provave në sy të kamerave televizive.

Ishte ora 19:20 e ditës së mallkuar 10 gusht kur mediat fiksuan me kamerat e tyre vendin e ngjarjes, trotuarin me gjak, makinën tek e cila kriminelët rrëzuan Eglin. Në Tv dallohen kriminelët që bënin sehir GJYSMË ORE PAS VRASJES NË TË NJËJTIN VEND KRIMI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com