Eksperti i kriminalistikës: Beleri ishte në përgjim për cënim të sigurisë kombëtare

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, pa dorashka, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se Fredi Beleri ka qenë person me rrezikshmëri të lartë dhe ai ishte në përgjim nga strukturat shtetërore për cënim të sigurisë kombëtare.

Sipas tij, korrupsioni në zgjedhje dënohet nga 1 deri në 5 vjet dhe se ai është dënuar me gjysmën e dënimit dhe se i duhen 8 muaj që të dalë nga burgu.

“Ai nuk e merr mandatin si krye-bashkiak. Ai nuk garon më kurrë për asnjë lloj institucioni. Kemi një histori të gjatë me këtë njeri. Shteti ka pasur një sagë të tërë me të që nga ngjarja e Peshkëpisë. Nuk është se e amnistuam, por nuk bashkëpunoi shteti grek. Dokumenti që e çonte në burg ishte nga gjykata e Janinës, për dënim e tij për armëmbajtje pa leje. Në armën me të cilën ai  u kap ishin numrat e serisë dhe kjo e dokumentuar. Nga analiza e armës do të dilte edhe çfarë ai bëri në Peshkëpi. Ai nuk e solli vendimin. Në 2003 u dënua nga gjykata e Vlorës. U dënua, por iku. Në ngjarjen e Kacifës ai dogji flamurin kombëtar.”, tha Karamuço.

Sipas tij, Beleri ka qenë nën vëzhgim nga SHISH, Policia, anti- terrori sepse ishte element që cënonte sigurinë kombëtare.

“Ka dokumente që vonë do i marrim vesh se çfarë realisht ka ndodhur. Çdo njeri do irritohej për veprimtarinë e tij anti-shqiptare. Përgjimi nuk është nisur për zgjedhjet, por se kishte probleme me cënimin e sigurisë kombëtare. Ka qenë person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe shumë i rrezikshëm. Sa herë ka zgjedhje në Himarë krijohen situata të rënda nga elementë si Beleri, që cënojnë sigurinë kombëtare. Ka pasur dosje të kopsitur penalisht Beleri. Kur e futi në sqetull politika është tjetër gjë, dhe kjo është gabim.”, tha Karamuço.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com