Të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë në zgjedhjet e ardhshme, ata dhe opozita duhet ta përfitojnë me çdo mënyrë, qoftë edhe me forcë. Ky është qëndrimi i Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, shprehur në një intervistë për RTSH-në.
“Me Ramën nuk mund të ketë as dialog, as marrëveshje normale. Me Ramën ka vetëm një mënyrë, Me forcë. Ose i marrim me forcë të drejtat tona, ose kot të kemi iluzion që me ndryshime kodi zgjedhor do të arrijmë të kemi zgjedhje të lira”, tha Paloka.
Në intervistën për RTSH-në, Edi Paloka tha se nëse Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, që do të mblidhen këtë javë, marrin vendim për nisjen e protestave pa kthim deri ne krijimin e qeverisë teknike si garant për zgjedhje të lira, atëherë ato sipas Palokës duhet të jenë jo vetëm të qëndrueshme por edhe radikale
“Protestat duhet të jenë radikale. Edhe unë kam familjen dhe fëmijët e mi këtu . Por ose do të pranojmë diktaturën, ose do të duhet të sakrifikojmë të gjithë“, tha Paloka.
Kujtojmë se vetë Edi Paloka duhet të ishte larguar nga skena politike 5 vite më parë që kur humbi bastin e më poshtëm (shih videon):