Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin duke ‘përdorur’ vajzën e tij.
Ajo i ka bërë një thirrje Emës, vajzës së Jetmirit, duke i treguar se i ati i saj i heq jorganin gocave të shtëpisë.
“Babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flenë gjumë. Kaq di të bëjë babi Ema. Ema babi është i detyruar zemra që ti uli jorganin gocave në krevat. Tu vëri edhe mbeturina grave të tjera në krevat…”- është shprehur Egla.