Duket si një situatë e qetë në pamje të parë por nuk është ashtu.
Egla dhe Liam kanë patur një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin pasditen e sotme.
Liami është shprehur se Egla nuk ka shkuar te ai në momentin që banori rihyri në shtëpi, mirëpo Egla e ka quajtur ‘të rëndë’ situatën e tij, por prapë se prapë Liami nuk shkoi tek ajo, në momentin që aktorja u kthye në shtëpi pas izolimit 7-ditor.
Egla: ‘Je sojë langaraqi për mua, por meqë më the duhet të kisha ardhur unë pasi u rifute, unë po të them që erdha. Por ti s’erdhe sepse s’më doje në shtëpi.’
‘Unë e kam mbështetur situatën tënde. Siç dija dhe mendoja ta mbështesja.’- ka thënë ndër të tjera banorja teksa është larguar për t’iu shmangur një debati më të gjerë dhe të ashpër.