Mbrëmjen e djeshme, teksa Egla është acaruar me banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’, ka shkuar në lavanderi teksa ka bërë rrëmujë gjithë vendin.
Ajo ka hedhur përtokë çfarë ka gjetur, duke përzierë të gjitha veshjet e banorëve me njëra-tjetrën, të pastra apo të papastra.
Teksa disa prej banorëve e vunë re këtë gjë filluan të ngrinin dyshimet se kush e kishte bërë këtë gjest të papranueshëm, por mendja ju shkoi menjëherë tek ajo.
E teksa u larguan prej lavanderisë, Romeo është shprehur: I ka hedhur në tokë të gjitha të lara e të palara. Sa e dëshpëruar o plak!