Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë patur një raport miqësor dhe në shumë raste i kanë dalë krahë njëra-tjetrës, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar. Kjo pasi Heidi në debatet që ka patur ditën e djeshme me Romeon në suitë, ka dashur që askush të mos ndërhyjë. Mirëpo ndonëse u nis me qëllim të mirë për t’i “qetësuar ujërat” mes të dyve, Egla është ndaluar nga Heidi që të futet në dhomën e tyre. Në një bisedë me Julin në oborr, Egla shprehet se sjellja e Heidit e ka lënduar, ndonëse gjithmonë ka dashur ta këshillojë. (lexo këtu)
Pjesë nga biseda:
Egla: Unë kam qenë shumë e kujdesshme që t’ju futem në marrëdhënie, e kam ruajtur veten shumë. E para se mendoj që të futesh në marrëdhënien e një çifti nuk është normale. E dyta, për të ruajtur respektin dhe e treta kështu e gjykova të arsyeshme.
Por në tre situata shumë të rënda, sipas mendimit tim për pozicionin e Bacit, ti (Juli) më the mua e kam patur një lloj kështu… si fëmijë, por edhe si grua, unë i kam thënë: Nuk më pëlqen të të shikoj në këtë pozicion, që ti je duke pritur dhe ky është princesha. I kam thënë në rastin e puthjes që bëri Romeo për inatin tënd që të tregoi ty: Ja shikoje. I thashë mos e lejo veten të trajtohesh si copë mishi. Nuk kam ndonjë gjë të re me Romeon, se me Romeon unë e di çfarë do bëj.
Juli: Ke hallin e Bacit, si shihet kjo marrëdhënia e tyre
Egla: Jo, jam e lënduar me të. Dje më kanë përzënë nga dhoma të dy. Unë po i thoja Romoes, ma ka lejuar, Baci që të futem te dhoma. Ajo ikte dhe vinte me nervozizëm, derisa tha, jo jo unë nuk ta kam lejuar ti po fut hundët, ke futur hundët, më ke dhënë këshilla. I thashë: Unë ja kam lejuar vetes të të jap këshilla.