Vajzat e shtëpisë kanë patur një mision për mos të lënë djemtë të flenë deri në agim.
Gjatë këtij misioni, Egla vendosi të debatonte me Romeon për ta mbajtur zgjuar, por duket se debati agravoi dhe Heidi ndërhyri.
Debati i tyre ka vazhduar dhe në ‘Prime-n’ e sotëm teksa banoret u shprehën:
Egla: Më vjen mirë që Heidi bëri atë që bëri sepse e shoh më të çliruar. Edhe ajo ka të drejtë të luajë hapur. I kam thënë Heidit që je një qenië që ka krijuar mendja ime. Jo se nuk e konsideroj më inteligjente, por i kam veshur disa cilësi që ajo nuk i ka. Më ka akuzuar që kam futur hundët në raportin e saj, nuk e kam bërë. Kam ndërhyrë në tre raste. Në rastin e parë kur Romeo kishte mosbesim ndaj Heidit. Rasti i dytë ka qenë një mbrëmje pas ‘prime’ kur Romeo e ka përdorur tri herë Heidin. Heidi është në një situatë në të cilën ka hyrë dhe po kërkon mënyrën më të sigurt për të dalë me nder nga kjo situatë. Unë e shoh Romeon pak në vështirësi. E kam pyetur Heidin nëse do ishte jashtë a do e lejonte veten të trajtohej si leckë. Përgjigjja nuk erdhi. I thashë mami çfarë do të këshillonte në këtë situatë.
Heidi: Çfarë do Egla nuk më bëhet vonë. Gjithë llogjika është gabim dhe është fallco. Nuk është ashtu realiteti. Unë Eglën e kam respektuar që në ditën e parë.
Egla: Ti respektin e di vetëm si fjalë.
Heidi: Erdhi momenti i Eglës që nuk i interesonte më mirësia. Erdhi duke më ngacmuar përtej Romeos. Ajo ka vazhduar dhe më ka ngacmuar përmes atij djali. Unë kam qenë gjithmonë super e respektueshme duke e injoruar. Kur ndodhi disa herë me ato ulërima, aty nuk durohej më. Unë nuk të jap fare llogari se kë lejoj të shkel… Kuptoje kur tjetri të respekton dhe kur të injoron. Ajo e nxorri veten e vetë. Në një moment jam prekur sepse kur i konsideroj të tjerët, prekem. Futi në gojë prindërit e mi dhe nuk e di ku e mori këtë kofidencën për të folur në emër të prindërve të mi. Unë s’ia kam lajuar.
Egla: Ditën e dytë kam deklaruar se Heidi do lidhej me Romeon. Unë kam dashur që këtë vajzën ta shoh në sy dhe ta besoj. Njerëzit që zgjedh të dua, i respektoj dhe i jap besim maksimal. Nuk shoh asgjë tjetër veç asaj që ajo jep. Unë i besoj njerëzve që zgjedh të mbaj afër.