Teksa qëndronte me Lidin në oborr, orët e para të mëngjesit, Egla ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë.
Përqëndrimi i saj kryesor ishte në grupin e Julit, ku bëhet fjalë për Rozën, Erjolën dhe Riken. Dhe Egla e komentoi kështu:
’Historia është kështu i dashur. Juli ka Rozën që e ka mbrojtur nën sqetullën e tij të bukur prej fillimit dhe do ta shoqërojë avash avash… Juli po sulmon Riken aktualisht, që mos të dalë. Juli pra, me Rozën, Erjolën dhe Riken, po mundohet të krijojë bashkësinë e tij duke i sulmuar dhe duke rënë vetë poshtë me lojën budallaqe që po bën!’- shprehet Egla.