Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e raportuar pak më parë, një një efektive e komisariatit nr.5 në Kamëz, i dha fund jetës.
Paraprakisht dyshohet se A.Loshi, 21 vjeçe, ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit.
Behet me dije se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë./m.j