Një polic rrugor ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Efektivi i Rrugores që ka rënë nga lartësia e pallatit është A.S, 57 vjeç. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.