Një stuhi e madhe dëbore goditi Ohajon dhe shtete të tjera veriore të në SHBA, duke krijuar një situatë të rrezikshme. Paralajmërimet për rrezikun nga moti janë në fuqi në disa zona.
Fenomeni i motit i quajtur “efekti-liqenor i borës” ka shkaktuar zbardhjen e të gjithë rajonit të Liqeneve të Madha në kufirin me Kanadanë.
Fenomeni shkaktohet nga përplasja e ajrit të ftohtë që vjen nga veriu, me ujin më të ngrohtë të liqeneve, çka sjell reshje të dendura dëbore.