Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar për rastin e vajzës 3-vjeçare, e cila u dhunua nga edukatorja dhe pësoi fraktura në këmbë. Ngjarja ndodhi në datën 1 nëntor, por sipas IML, kërkesa për kryerjen e ekspertimit ka shkuar vetëm në datën 7 nëntor.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat, bëjmë me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023 në IML (rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, theksohet nga IML.