Eduard Shalsi: Mazhoranca ka mbështetur SPAK-un, me prova jo me fjalë

Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi ka deklaruar se vendi ka nevojë për opozitë ndërsa theksoi se mazhoranca ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” të Elona Meços në RTSH 1, Shalsi vuri në dukje se mazhoranca e ka mbështetur SPAK-un në punën e tij.

Vendi ka nevojë për opozitë të shëndetshme. Në kohën kur mungon një gjë e tillë dhe nuk dihet sa kohë do të zgjasë, roli i Parlamentit bëhet akoma më i fuqishëm.

Unë besoj se kreu i SPAK-ut, jo me fjalë por me prova është mbështetur nga kjo mazhorancë. Kjo mazhorancë nuk e ka ndaluar mbështetjen për nevojat e SPAK-ut për të ushtruar funksionet e tij. Madje, kemi një krah që e akuzon për organizatë kriminale, ndërkohë që është edhe blloku ynë që e ka mbështetur”, u shpreh Shalsi.

Ai theksoi se kjo ka qenë edhe arsyeja që mazhoranca ndërmori iniciativën politike së bashku me aktorët e tjerë politikë në vend për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë.

Kjo na shtyu që të mbështesnim jo thjesht ristrukturimin e sistemit të drejtësisë por ngritjen nga e para të një sistemi që shqiptarët kishin aq nevojë. Besoj se z. Dumani e ka fare të qartë se ku synon kjo inciativë. Z. Dumani e di mirë se sa shumë mbështetje ka marrë nga kjo mazhorancë dhe ne duam që organet e drejtësisë të jenë të pavarura dhe të luajnë rolin e tyre”, tha Shalsi.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com