“Edhe nëse Izraeli i ndal bombardimet nesër në Gaza, do të jetë e pamundur të jetosh atje”

Tetë muaj luftë kanë shkatërruar më shumë se 55% të strukturave në Gaza, sipas raportit të fundit nga Qendra Satelitore e OKB-së. Qytetet kryesore të enklavës janë shkatërruar plotësisht nga bombardimet izraelite, duke i bërë ato pothuajse të pabanueshme. Shkatërrimi është konsideruar shembull i një “urbicid”, që do të thotë shkatërrim i qëllimshëm dhe i plotë i një zone urbane.

“Të gjitha shtëpitë janë kthyer në gërmadha. Ne jemi të humbur, nuk e dimë saktësisht se ku janë shtëpitë tona në mes të këtij shkatërrimi masiv”, tha një vendas.

Sipas analizës së organizatës Unosat, janë identifikuar 36.591 struktura të shkatërruara, 16.513 të dëmtuara rëndë, 47.368 të dëmtuara mesatarisht dhe 36.825 struktura pak të dëmtuara. Ndërtesat e përdorura për banim ishin më të goditurat, por bombat goditën gjithashtu shkolla, spitale, objekte kulturore dhe fetare, infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, rrugët dhe urat. Qyteti i Gazës, Khan Younis dhe Gaza Veriore kanë qenë zonat më të goditura.

Shkatërrimi i shkaktuar nga armët shpërthyese e ka kthyer Gazën në një kamp të madh refugjatësh dhe palestinezët po jetojnë në dyshekë, në rrënoja ose në tenda të improvizuara.

“Edhe nëse Izraeli ndalon bombardimin e Gazës nesër, është e pamundur që njerëzit të jetojnë atje për shkak të mungesës së infrastrukturës”, thotë Martin Coëard, kreu i Shkollës së Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Queen Mary të Londrës.

Sipas gjasave, do të duhen vite për të pastruar rrënojat, për t’u siguruar që të mos kenë mbetur bomba apo raketa të pashpërthyera dhe të pastrohen minat. Pra, enklava do të jetë e pabanueshme për dekada.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com